Fati i zi i një populli të vuajtur

Arsyet mund të jenë të shumta, por ja që rezultonka se shqiptarët dhe sllavët, e kanë tejet të vështirë, në mos të pamundur të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Kështu ka ndodhur në Jugosllavinë e dikurshme, ku përplasjet e mëdha etnike dhe kontradiktat që ekzistonin, si pasojë e bashkëjetëësës së impoonuar, çuan drejt shkatërrimit të ish-republikës. Ndërsa, thuajse njëjtë po ngjan edhe sot. Është realitet, që në dy shtete të Ballkanit, të jetuara nga sllavët dhe shqiptarët, në Kosovë dhe në Maqedoni, nuk ka bashkëjetesë të vërtetë, por se kjo e fundit më së shumti është e imponuar nga ndërkombëtarët. Sikurse në Kosovë, edhe në Maqedoni, respektivisht shqiptarët e serbët dhe shqiptarët e maqedonët jetojnë në komunitete krejt të ndara.
 
“Plas në Maqedoni”, UÇK-ja sulmon stacionin policor në Goshincë
                               
Përtej asaj që transmetojnë mediat, të cilat edhe e hiperbolizojnë ngjarjen, gjithsesi ngjarja nuk duket të jetë një rrufe në qiell të hapur. Raportohet se gjashtë persona (40 sipas ministrisë) që kanë thënë se janë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kanë sulmuar një stacion policor në komunën e Likovës. Ngjarja, edhe pse mund të jetë sporadike, nuk mund të shihet si e veçuar, por se mbart në vetvete jo pak dramacitet. Dramatikja qëndron në atë se shqiptarët e Maqedonisë vuajnë mungesën e një politike ndryshe dhe se kjo politikë “mbahet peng” prej vitesh nga dyshja Ahmeti – Thaçi. Dramatikja qëndron në atë se në Maqedoni ka dy realitete të ndryshme, dy “Shkup-e”, ai shqiptar pa ndriçime dhe ai maqedon, i ndriçuar. Dramatikja qëndron dhe në atë se shqiptarët e Maqedonisë jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe janë jo pak të diskriminuar.
 
Deklaratat e politikanëve për “sulmin e UÇK-së”
 
Politika në Maqedoni, e tronditur thellë prej shumë kohësh, përpiqet ta sjellë ngjarjen si diçka kalimtare, joserioze dhe që nuk mundet të arrijë qëllimin e sulmit, i cili supozohet të jetë destabiliteti politik i Maqedonisë. Kështu e përcjell ngjarjen sidomos politika shqiptare. Ali Ahmeti tha se ngjarja e dëmton gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni në veçanti, dhe atë kombëtare në përgjithësi. Ali Ahmeti, në ato fjalë që thotë, jo vetëm sot, por këtu e vite me rradhë, më shumë ngjan si një diplomat i huaj në Shkup, sesa person që vërtetë i ndjen dhimbjet dhe problemet që kanë shqiptarët. Meqenëse Ali Ahmeti “i ka me qejf” çështjet globale, si çështja e Ukrainë, çfarë ndodh në Lindjen e Mesme apo më gjërë, mund ti thuhet Ali Ahmetit se nuk ka nevojë të ndjejmë sot keqardhje për fatin e zi të ukrainasve, pasi një fat të tillë e kanë edhe shumica e shqiptarëve në Maqedoni. Nga ana tjetër, edhe deklarata e VMRO-DPMNE-së se veprimet janë terroriste dhe akuzat ndaj Kosovës për “nxitje të terrorizmit” nuk janë normale. Në deklarata mund të ketë edhe të vërteta dhe kjo nuk mund të mohohet. Por, se kjo ngjarje flet për një të vërtetë edhe më të madhe: FATIN E ZI TË NJË POPULLI TË VUAJTUR .

Lajme të ngjashme

Back to top button