Juventusit i mjaftoi goli i Torinos për kualifikim
Juventusit i ka mjaftuar barazimi pa gola në Monako, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që ndeshjen e parë në Itali, e pati fituar 1:0.
Kjo është hera e parë që nga viti 2010, që një skuadër italiane arrin gjysmëfinalen.
Monako ia doli të dominojë Juventusin, duke krijuar shumë raste, por “Zonja e Vjetër”, u mbajt mirë, duke marrë rezultatin që i mundësoi kalimin në raundin tjetër.