Tetovë, dorëzohet i dyshuari për vrasjen në lokalin “Barkod”

I dyshuari për vrasjen e ndodhur në lokalin “Barkod” në Tetovë është dorëzuar sot në stacionin policor. Dyshohet për vrasjen e A.A nga Poroji, ka njoftuar zëdhënësi policor në Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai ka shpjeguar se i dyshuari R. J ka sjellë edhe armën me të cilën supozohet se ka gjuajtur mbi viktimën.

Pasi kishte kryer vrasjen i dyshuari R. J. ka ikur në drejtim të panjohur me çka për kapjen e tij është shkruar fletë-arrest. Tashmë për R. J; është sjellë vendim masë paraburgimi 30 ditë

Lajme të ngjashme

Back to top button