Chicharito e kualifikoi Realin në gjysmëfinale (Video)

Real Madridi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 1:0 rivalin e madh lokal, Atletico Madrid.
Ndeshja e parë në Vicente Calderon, kishte përfunduar 0:0.
Madrilianët e dominuan ndeshjen, por goli i fitores erdhi krejt në fund të saj.
Një asistim të mirë të Ronaldos, e shfrytëzoi sulmuesi meksikan Chicharito, që shënoi në minutën e 88’, për të kualifikuar skuadrën e Ancelottit në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme

Back to top button