Policia publikoi videot për incidentin e Goshincës (VIDEO)


Ministria e Punëve të Brendshme të mërkurën pasdite u ka shpërndarë mediave një video që është filmuar nga ana e punonjësve policor në karakollin afër fshatit Goshincë, i cili sipas të dhënave zyrtare, filmimet janë bërë pas sulmit nga persona të veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Me videon në fjalë, policia ka filmuar ambientet brenda karakollit, ku mund të shihen arka armësh, një nga të cilëve është lënë bosh. Me pamjet e radhës policia ka regjistruar disa telefona të thyer, si një lloj konfirmimi i informatave të së martës, sipas të cilave, grupi i armatosur u kishte marrë dhe thyer katër policëve telefonat celularë. Gjithashtu, me videon policore mund të shihen disa autoblinda dhe disa përfaqësues të forcave speciale, si dhe një helikopter që mbërrin tek karakolli në Goshincë.

Lajme të ngjashme

Back to top button