Shakira thyen tre rekorde botërore, futet në Guinness (Foto)

Nëse maja e arritjeve gjatë jetës së një njeriu është të shënuarit e një rekordi Guiness, ç’mund të themi për Shakirën e cila ka marrë edhe rekordin e tretë?

Këngëtarja nuk e ka fshehur dot lumturinë dhe e ka ndarë edhe me fansat e saj në Facebook, duke postuar një fotografi të sajën me tre certifikatat e rekordeve Guiness.

Shakira është personi i parë në botë që ka arritur numrin prej 100 milionë ndjekësve në rrjetin social, Facebook.

Albumi i saj “Fijacion Oral” u bë albumi më i shitur muzikor spanjoll brenda një jave në SHBA, në vitin 2005.

Kënga e saj e famshme “La Tortura”, në versionin spanjoll është më e shitura në të gjitha kohërat. /Telegrafi/

shakira

Lajme të ngjashme

Back to top button