El Salvadori fut vrasësit e bandave rivale në një burg

Autoritetet e El Salvadorit kanë vendosur që të burgosurit e dy bandave më famëkeqe kriminale në vend të qëndrojnë në të njëjtin burg për herë të parë në historinë e këtij vendi.

Ky vendim erdhi si masë për të ndaluar operacionet kriminale që drejtohen nga qelitë e burgut. Fotot e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë transferimin e anëtarëve të bandës famëkeqe “Barrio 18”, nga burgu i Izalco-s drejt San Francisco Goteras.

Në total, janë transferuar 1,177 anëtarë të “Barrio 18”. Më parë anëtarët e bandave rivale qëndronin në burgje të ndryshme për të shmangur konfliktet brenda tyre.

Por kjo lëvizje vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen e kriminalitetit në vend, pasi anëtarët e bandave merreshin vesh mirë me njëri-tjetrin brenda një burgu dhe koordinonin operacione kriminale jashtë burgut.
Ndaj qeveria vendosi që t’i ndajë anëtarët e grupeve kriminale duke i përzierë në burgje të ndryshme edhe me anëtarë bandash të tjera rivale. Kështu, anëtarët e “Barrio 18” janë transferuar në burgjet ku ndodhet anëtarë të bandave rivale “Mara Slavatrucha” dhe MS-13.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Rodil Hernandez tha se qeveria ka një plan për ndërtimin e burgjeve të sigurisë së lartë, në mënyrë që këta të burgosur të jenë larg çdo kontakti me botën e jashtme.
Vetëm javën e shkuar, u vranë 20 policë në El Salvador me urdhër të bandave kriminale në vend. Në kryeqytetin San Salvador ka patur plot protesta për ndalimin e dhunës përmes masave të rrepta.

Lajme të ngjashme

Back to top button