E inatosur nga tradhtia, ia hodhi koleksionin e teknologjisë Apple (Foto)

Me të kuptuar se partneri po e tradhtonte, vendosi ta lëndojë aty ku më së shumti i dhemb.

Koleksionin që përfshinte iMac, iPhone dhe iPad të prodhimit të fundit, së bashku me aksesoriet e tyre, ajo i hodhi në vaskën e mbushur me ujë.

Gruaja nga Tokio së pari e fundosi pajisjen iMas që kushton rreth 1260 euro. Ajo e bëri një fotografi të këtij veprimi të cilën ia dërgoi partnerit, transmeton Telegrafi.

Më pas i tërë koleksioni Apple e pati fatin e njëjtë.

Me të mbërritur në shtëpi, ai i futi pajisjet në oriz të thatë, që të nxirrte lagështinë. Por, as orizi i tërë Japonisë nuk mundi ta ndihmonte t’i rregullonte pajisjet që me orë të tëra qëndruan në ujë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button