Demokracia dhe Goshinca

Një shoqëri demokratike ka nevojë për përkushtimin e qytetarëve, të cilët duhet të kuptojnë së pari domosdoshmërinë e tolerancës dhe në veçanti pashmangshmërinë e rrëzimit të pushtetarëve të akomoduar e të konvertuar në bandit me xhepa të thellë, me gishta të holluar për të rrotulluar tryezat e ruletit rus dhe kartat e pokerit.

Demokracia ka karakter pragmatik, idetë shtrohen për diskutim, pranohen ose hidhen poshtë. Kush e di çfarë propozimi e ideje të jetë kur ajo vjen nga opozita pavarësisht se ku gjendet ajo në kuvend apo jashtë sajë ,apriori për partnerët e koalicionit qeveritar është e papranueshme, dhe shtrohet pyetja: Pse kjo qeveri nuk respekton mendimin që nuk përmban krim, që nuk përmban dinamit që nuk përmban shuplaka që nuk përmban para e hajdutllëk?

Kjo qeveri nuk ka qeverisur por ka sunduar qytetarët duke i frikuar, shantazhuar, survejuar e përgjuar, me komplote duke sajuar dhe duke bëre hendeqe dhe krejt këto me procese votimi të njëpasnjëshme të falsifikuara dhe të industrializuara.
E mira e kësaj të keqe është se skenari GOSHINCË vec me është i lexuar si PIAR nxitës për defokusim të vëmendjes, por gjithsesi nëse konstrukti kalon në skajshmëri loja mund të eskalojë jashtë fushës.

Edhe Goshinca do të kontribuojë për sendërtimin e demokracisë dhe të vërtetën e Maqedonisë.

Pushtetarë, nuk mundë të qeveriset e aq më pak të sundohen qytetarët në pakufi vetëm në sajë të tiranisë së numrave ashtu siç thirreni ju te votat, aq më pak kur ata janë të falsifikuara. Qeverisja në emër të fuqisë së numrave (votave) , në demokraci është e justifikueshme vetëm dhe vetëm atëherë kur politikat publike të qeverisë kanë frymën e ARSYESHMËRISË, në të kundërtën fjala do të ishte për regjim e diktaturë.

Lajme të ngjashme

Back to top button