Incidenti në Gushincë, a po fillojnë skenaret e Qeverisë për defokusim të vëmendjes?

Njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë që  sulmi në stacionin policor në Gushincë të Komunës së Likovës të jetë i skenuar për të defokusuar dhe për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga kriza politike momentale në vend.

Njohësi i çështjeve politike Albert Musliu tha për Portalb thotë se MPB tregoi papërgjegjësi me deklaratën e saj për publikun.

“Ajo që për mua është papërgjegjësi e madhe është se si Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), del me definime të prera pa pas informata më konkrete dhe më të qarta lidhur me incidentit e sotëm. Nuk mund të them se është shkaktuar ky incident për shkak të defokusimit të shoqërisë nga realiteti politik në vend por gjithsesi mund të them se është ngjarje shqetësuese dhe se pa pasur informata të qarta MPB nuk duhet të nxit apo të frikësoj qytetarët por duhet t’i qetësoj ata, gjë që nuk ndodhi tani”, tha Musliu.

Ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia që ky incident të jetë një defokusim nga kriza politike në vend.

“Kohëve të fundit ne nuk kemi pasur tensione të shprehura ndëretnike, afera e përgjimeve më shumë ka shkaktuar konflikt mes dy partive më të mëdha maqedonase. Mirëpo nuk është hera e parë që të përdoren incidentet ndëretnike për t’i ikur përgjegjësisë, edhe nuk përjashtohet mundësia që edhe ky të jetë një i tillë”, shtoi Musliu.

Gjithashtu edhe profesoresha Mirjana Maleska thekson se ka grupe të cilat me urdhër kapin armët dhe krijojnë ndonjë incident me porosi dhe me para.

“Gjithmonë do të gjinden grupe të cilat me vetë iniciativë të udhëhequr nga idetë apo ndonjë urdhër me pagesë, do të kapin armët dhe të krijojnë ndonjë incident si ai që ndodhi në Goshincë, Shtrohet pyetja nëse në pesëmbëdhjetë vitet e fundit shoqëria maqedonase është shndërruar në kohezive që në këto raste të mos krijohet homogjenizim etnik dhe të krijohet ndonjë konflikt”, tha Maleska për Portalb.

Ajo shtoi se konflikti i 2001 rënd që mund të përsëritet mirëpo incidentet e tilla shumë lehtë mund të dalin nga kontrolli.

“Sipas mendimit tim, rënd mund të përsëritet 2001. Kjo pjesë e Ballkanit sot është më stabile dhe qytetarët nuk janë të disponuar për zgjidhje të problemeve me luftë. Por incidentet mund të ndodhin dhe ato shumë lehtë mund të dalin nga kontrolli. Është koha që qeveria e cila humbi legjitimitetin të largohet. Sidomos tani është momenti për Ali Ahmetin të sjell vendimin e duhur”, shtoi Maleska.

LEXO: Forca të shumta policore drejt Gushincës (VIDEO)

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur

LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button