Horoskopi zbulon kush me kë patjetër duhet të jetë?

Në astrologji ekzistojnë disa kombinime të shenjave të astrologjisë për të cilat njohësit e astrologjisë thonë që janë shembull i afshit dhe i emocioneve të mëdha dhe shembull i lidhjes e cila nuk mund të shmanget. Zgjidhni shenjën tuaj dhe zbuloni ndaj kujt jeni “të dobët”:

Dashi dhe Peshorja – Probleme në marrëdhënie mund të lindin kur sjellja dhe jeta e njerëzishme sipas rregullave të Peshores fillojnë të nevrikosin Dashin. Për të pasur sukses lidhja, është e duhur që këto dy shenja të natyrës kundërshtare lidhen në aktiviteteve të përbashkëta.

Demi dhe Akrepi – Kur Demi delikat hapet para Akrepit dhe sheh edhe afshin e saj për jetën, lindin dëshira të mëdha seksuale. Demin e lodh tempi i Akrepit, ndërsa Akrepin e pengon pasiviteti i Demit. Kur bëhet fjalë për lidhje, ju nuk lodheni nga njëri- tjetri, por shpesh konfliktet janë të pashmangshme mes jush.

Binjakët dhe Shigjetari – Tërheqja midis këtyre dy shenjave nuk është vetëm fizike, por shprehet edhe në jetën mendore. Binjakët, megjithatë, mund t’i nevrikosë qëndrimi i Shigjetarit se ai di më së miri çdo gjë, ndërsa Shigjetari partnerit mund t’i gjejë vërejtje për shkak të noshalancës së tij dhe prirjes për thashetheme.

Gaforrja dhe Bricjapi – Ndjeshmëria e Gaforres dhe forca e Bricjapit paraqesin lidhjen e vërtetë. Afshi mund të prishë ndjenjat e Gaforres që Bricjapi herë pas herë e injoron, ndërsa Bricjapit mund t’i duket pengesë varësia e palës tjetër. Marrëdhënia mes këtyre të dyve i ka të gjitha mundësitë për të qënë e gjatë,

Luani dhe Ujori – Nevoja e madhe e Luanit për kujdes dhe kundërshtimi i Ujorit ndaj të gjitha konvencioneve shoqërore mund të shkaktojnë probleme. Problemi është se secili prej tyre do të drejtojë, do të jetë shefi. Shpëtimin nga problemet patjetër duhet të kërkohen në shtrat, larg të tjerëve.

Virgjëresha dhe Peshqit – Virgjëresha e dëshiron rregullin, Peshqit refuzojnë rutinën, kjo është e mjaftueshme që të shkaktojnë kundërshti. Peshqit e papërmbajtshëm për një moment mund të mërzisin Virgjëreshën, ndërkaq dëshira për kontroll, gatishmëria për kompromis shpëtojnë lidhjen

Lajme të ngjashme

Back to top button