Banorët e Gushincës: S’kemi parë as s’kemi dëgjuar asgjë
Para se të mbërrini ekipet policore në fshatin Gushincë të Komunës së Likovës, situata ishte e qetë, njofton “24vesti”.
Banorët për “24vesti”, kanë deklaruar se nuk kanë parë asnjë lëvizje të njerëzve të dyshimtë dhe as nuk kanë dëgjuar të shtëna nga armë automatike, siç pretendojnë nga Ministria e Brendshme.
70 vjeçari, Isen Bilalli, thotë se nuk ka dëgjuar asgjë gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe as që ka parë ndonjë gjë të dyshimtë. Ai thotë se për incidentin në fjalë ka dëgjuar pasdite.
“Asgjë nuk ka këtu. Vetëm bagëti, dhi dhe qen, s’ka gjë tjetër. Unë gjithë kohës jam këtu dhe asgjë nuk kam parë”, deklaroi Bilalli.
Lëvizje më të madhe të forcave policore në këtë rajon, është vërejtur vetëm pas orës 15:00.
LEXO: Forca të shumta policore drejt Gushincës (VIDEO)
LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja
LEXO: Sulmi në polici, Ivanov cakton mbledhje
LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator
LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni