Recension: Hetimi për “Puç”-in përfundoi, opinioni e di të vërtetën

Gem-set-meç mediatik për pushtetin. Në këtë tekst jo vetëm që supozimi i pafajësisë është abstraksion, por pohohte pikërisht e kundërta – supozohet fajësia. Lideri i opozitës jo vetëm që është akuzuar parakohe për aferën “Përgjimi”, por nëpërmjet këtyre rreshtave edhe është gjykuar. Ky është shembull për material propagandues, me elemente të shumta të shkeljes së standardeve profesionale, i përgatitur sipas mostrës partiake, e jo gazetareske.

11111Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Hetimi për “Puç”-in, opinioni e di të vërtetën

Data dhe koha e publikimit: 14.04.2015, 15:30

Data e recensionit: 17.04.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

“KËRRIÇI PARA GOMARIT” 

Me këtë artikull dikush është ndërsyer si, siç thotë populli “kërriçi para gomarit”. Të fillojmë nga këndvështrimi procedural: hetimi për rastin “Puçi” ka përfunduar, mirëpo prokuroria akoma nuk është prononcuar se a do të ngrejë padi nga liderit të opozitës ose jo. Domethënë, nga aspekti i procedurës, akoma nuk ka aktpadi, mirëpo kjo dikujt nuk i ka penguar që të sjellë edhe aktgjykim. Siç pritet, kjo është formuluar nëpërmjet konstruksionit famoz “opinioni” – domethënë opinioni e di se njeriu i parë i LSDM-së me të vërtetë ka bashkëpunuar, por edhe u ka shërbyer shërbime të huaja sekret, siç e publikoi këtë me vetëbesim vetë kryeministri para se këtë ta bëjnë organet kompetente. Me njëfarë analogjie të thjeshtë, kjo dо të thotë se vëndohet shenjë barazie ndërmjet opinionit në përgjithësi dhe një segmenti të tij, i cili, ndoshta është i bindur në fajësinë e Zaevit? Kjo është vetëm vazhdim i tregimit që me vite shitet se i gjithë shteti qëndron prapa vendimeve të partisë në pushtet. Kjo edhe na jep argumente të dyshojmë në këtë artikull, duke gjykuar sipas mënyrës se si është përpiluar, në fakt, paraqet plotësim të qërimit politik të hesapeve të pushtetit me opozitën, mirëpo me mjete mediatike

Dikush, nëpërmjet mjetev për informim, dikë publikisht e kryqëzon dhe e shpall fajtor para se për këtë të prononcohen institucionet. Këtu nuk do të donim të hyjmë në atë se a e kryejnë dhe sa e kryejnë punën e tyre prokuroria dhe gjyqësia vetëm duke u bazuar në drejtësi, ose, do të bazohen në kritere të tjera. Aq nga aspekti i procedurës formale për rastin “Puçi”, e me këtë edhe për vërtetësinë e këtij teksti.

 

“RIPËRTYPJE” SELEKTIVE E SITUATËS

Gabimi tjetër i materialit është qasje e tij e fuqishme komentuese, që edhe më shumë e zbulon përmbajtjen e anshme dhe joobjektive që i ofrohet publikut sipas parimit “ripërtypje selektive”. Është e vërtetë se disa paraqitje të liderit opozitar në periudhën para dhe pas fillimit të publikimit të “bombave”, veçanërisht për atë se a ka pasur kontakte me disa persona ose jo, ai nuk manifeston nivel të lartë të konsekuencës, mirëpo aty nuk bëjnë pjesë edhe deklaratat e tij sa i përket asaj se kush dhe pse ka përgjuar, për shkak se kjo është argumentuar në mënyrë adekuate me një sërë bisedash të publikuara telefonike, vërtetësinë e të cilave e konfirmuan disa nga të involvuarit. Për komentet, që do të “thonim” se janë tepër “me ngjyrë”, flasin edhe këto shembuj:

“Opinioni nuk dyshon se lideri opozitar Zoran Zaev, i cili është në mesin e të dyshuarve, se ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja, rrjeti i të cilave ka bërë përgjime në vend.”

 

“I kapur ngushtë, Zaevi përsëri pengohet në gënjeshtrat dhe mashtrimet e veta. Është zhveshur edhe skenari i tij për destabilizim, shkaktim të krizës dhe rrënim të sistemit.”

 

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmi dhe komentit – neni 13 i Kodit të gazetarëve.

Konstruksioni i titullit është tregim në vete, sepse „opinioni e di”, normalisht para se këtë ta dijnë prokuroria dhe gjykata. Prisni, pse i paguajmë këto institucione, nëse vetë si qytetarë dijmë gjithçka, gjithsesi nëse informohemi vetëm prej mediave të caktuara?!

Vlerësimi përfundimtar është gem-set-meç për joprofesionalizmin, dhe ta potencojmë: të përsëritur në disa tekste të ngjashme-të njëjta, kundrejt raportimit kredibil.

Lajme të ngjashme

Back to top button