Salihu: Përse luftë pikërisht kur pritet të shpërthejë bomba për rastin Monstra

Publicisti Iljasa Salihu shkruan se si është e mundur që bash në kohën kur Frçkovski paralajmëroi shpërthimin e “bombës” më të fuqishme për rastin Monstra të del kjo aventurë në Gushincë, duke iu referuar incidentit policor.

“Përse luftë pikërisht në kohën kur pritet të shpërthejë bomba më e fuqishme e paralajmëruar edhe prej Frçkovskit? Me kë luftë dhe për çka?

Nëse është puna për t’i kapur armët, pse disa kosovarë, të cilët do të duhej ta çlironin Mitrovicën, tani neve na mësojnë se çka dhe si duhet t’ia bëjmë me shtetin e Maqedonisë. Kemi shumë pakënaqësi në këtë shtet, pjesë e të cilit janë edhe shqiptarët, qofshin edhe si kukulla ta pshurrtë, por assesi të vjen puna gjer te kapja e armëve.

Luftë kishim, por zgjidhje të problemit nuk kishim edhe pas lufte. Madje kishim të atillë që pikërisht pas lufte në kurriz të vuajtjeve të popullit u bën edhe milionerë.

Le ta provojmë me mjete paqësore, mjete të cilat do të jenë më pak të kushtueshme financiarisht dhe politikisht më shumë të dobishme.

Koncepti i luftës për sa i përket zgjidhjes së problemeve në Maqedoni u dogj po në luftë dhe me anë të luftës!”, shkruan Salihu.

LEXO: Forca të shumta policore drejt Gushincës (VIDEO)

LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja

LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur

LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator

LEXO: Babanovski: Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk përfshihen në lojën për të shpëtuar kriminelët e pushtetit

LEXO: Angellov para disa ditëve paralajmëroi se Qeveria ka paguar 2 milion euro të krijon UÇK të rrejshme

LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button