Zaev kërkon përkrahjen e qytetarëve në betejën kundër pushtetit

Me rastin e ditëlindjes së 24 të LSDM, lideri i saj Zoran Zaev kërkoi nga qytetarët që t’i bashkëngjiten betejës historike për kthimin e demokracisë në vend.

“Tani gjendemi para një sfide të madhe, kthimin e të gjitha vlerave të rrënuara tanimë 9 vjet nga ana e pushtetit uzurpues. LSDM-ja si parti me përgjegjësi arriti që me sukses ti përgjigjet të gjitha sfidave, duke nisur nga formimi i shtetit, i institucioneve, tejkalimin e konfliktit ushtarak e deri në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Zaev.

“Me guxim dhe kurajo, me projektin “E Vërteta për Maqedoninë” dolëm në mbrojtjen të vlerave njerëzore dhe shtetërore. Ju përkujtoj se puna jonë e përkushtuar do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet derisa nuk ua kthejmë qytetarëve dhe Maqedonisë. Me krenari uroj ditëlindjen e Lidhjes social demokrate të Maqedonisë. Ftoj qytetarët që të bashkëngjiten në betejën historike që kemi iniciuar, për qytetarët e ndershëm të Republikës së Maqedonisë demokratike dhe evropiane”, deklaroi Zoran Zaev, lider I LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Duhet qe te gjithe shqiptaret ta perkrahin Zaevin per te rezuar kete qeveri fashiste se ky eshte momenti i vertete.

Back to top button