Bllazhevska: Cërvenkovski tenton të relativizojë bombat e Zaevit

Gazetarja Katerina Bllazhevska, ka deklaruar se Cërvenkovski, po të kishte qëllime të sinqerta, duhej t’i qëndronte pranë Zaevit që nga fillimi i krizës politike, jo të kërkonte përfshirjen e tij 3 muaj më vonë. Bllazhevska konsideron gjithashtu se në tekstin e tij, Cërvenkovski tenton të relativizojë bombat e Zaevit.

“Nëse nuk do të ishin bombat, si do të ndodhte rezistenca? Thjesht ashtu, seri protestash të caktuara në këtë kohë, në këtë vend? Mendoj se Cërvenkovski këtu nuk ka të drejtë dhe mendoj se nuk mund të thirret në këtë rezistencë, e pamë se atëherë nuk kishte shumë energji, u shpërnda fuqia, u harxhuan anëtarët e partisë përmes verës së punës dhe ajo rezistencë u shfry. Për momentin ka shumë kushte të ndodh ajo rezistencë, por do ta them sërish, duhet të luhet nga minuta e parë, e jo të thuhet ‘po mirë, unë planifikova të paraqitem në minutën e 89-të, në vijën e parë të barrikadave”, deklaroi Katerina Bllazhevska, gazetare.

LEXO: Cërvenkovski: Koha është  për protesta masive kundër regjimit totalitar

LEXO: Zaev komenton deklaratat e Branko Cërvenkovskit

LEXO: VMRO DPMNE e vlerëson Cërvenkovskin: pa kredibilitet moral

Lajme të ngjashme

Back to top button