Avioni bën ulje emergjente, iu këput rrota e djathtë (Video)

Fluturimi LY2521 i avionit të kompanisë fluturuese “El al”, me 181 pasagjerë në bord, me destinacion në Pragë, u desh të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Ben Gurionit, prej ku ishte nisur, raporton RT.

Piloti kishte vendosur që ta kthejë aeroplanin në momentin që gjendej mbi Turki, pasi kishte vërejtur që rrota e djathë e aeroplanit ishte këputur, transmeton Indeksonline.

Copa gomash ishin gjetur në pistë, njoftojnë autoritetet ajrore të Izraelit. Aeroplani ka ateruar me sukses dhe nuk ka pasur lëndime.

Lajme të ngjashme

Back to top button