Erdogan dhe Obama do të hapin qendrën e madhe të myslimanëve në SHBA

Presidenti i Turqisë dhe presidenti i SHBA-ve do të hapin qendën turko-amerikane të kulturës dhe qytetërimit në Maryland. Këto deklarata i bëri Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu, gjatë një vizite tre-ditore në Uashington.

“Gjatë një telefonate mes Presidentiy Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit Barack Obama, presidenti turk i kërkoi atij ta shoqërojë në hapjen e qendrës, dhe Presidenti Obama e pranoi ftesën, tha Çavusoglu.
Kompleksi i qendrës është ndërtuar në një zonë të madhe dhe përbëhet nga kafe-bare, dyqane dhuratash, qendra kulturore, amfiteatre dhe sallë ekspozitash, laborator kompjuteri, bibliotekë, banjo turke / Hamam dhe shtëpi për mysafirët.

Çavusoglu tha se qendra është ndërtuar si një vend ku të gjithë muslimanët në SHBA do të mund të vijnë së bashku dhe të luten lirisht.

Ai tha se muslimanët janë duke u përballur me sfida në rritje në të gjithë botën, veçanërisht për shkak të rritjes së islamofobisë.

“Detyra jonë është që të tregojmë se Islami i vërtetë është një fe e paqes. Islami nuk toleron terrorizmin. Por për fat të keq al-Kaeda dhe ISIS e kanë njollosur imazhin e Islamit”, tha ai.

Duke rikujtuar se Turqia ka kontribuar në ndërtimin e qendrës në Maryland, diplomati i lartë tha se Turqia ka kontribuar për projektet e zhvillimit dhe infrastrukturës në vendet myslimane, duke përmendur Somali, Xhibuti dhe Mianmar. /Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button