Në paqe me veten dhe të tjerët

Kam lindur në epokë të gabuar më duket ndonjëherë, mbase tërhiqem  menjëherë prej asaj që e them. Mbase unë dua ti them gjërat troç dhe jo të fshehem pas maskave të huaja. E kush është ai që ma mohon këtë të drejtë? Dua ti vlerësoj gjërat ashtu siç në esencë janë e jo në bazë të çmimit sepse gjërat e vlefshme nuk kanë çmim. Dua të dëgjoj tjerët edhe nëse ata tregojnë mos-kulturë. Dua të vishem thjeshtë, dua të shtrihem në diell ta zhvesh trupin e bashkë me të edhe shpirtin, dua urrejtjen ta shkruaj mbi akull e të shkrihet sa herë që lind dielli, dua asnjë ditë të vetme të mos e kaloj pa u thënë njerëzve të dashur që i dashuroj, dua fëmijëve tu jap krahë për të fluturuar por fluturimin le ta mësojnë vetë, dua të mësoj nga çdo “i pasur”, “i varfër”, “shpirtligë”, e “zemërbutë”, mua nuk më duhet ata të më kuptojnë, i kuptoj unë ata. Dua të bindem në faktin se kur dikush të sheh nga lart e bën për të vetmen arsye që të të ndihmojë të ngritesh edhe ti! Dua të them gjithmonë atë që e ndjej pa ngurruar qoftë keq apo mirë. Dua zërin e këndshëm të dikujt ta dëgjoj e ta regjistroj, sa herë që më merr malli përsëri ta lëshoj… Dua fjalët “më fal”, “faleminderit”, “të dua” ti them sa herë që e ndjej, e jo ta them sipërfaqsisht.

Dua atë që e ndjej për dikë ti’a them pa ngurrim, mbase nuk më ulë poshtë sinqeriteti, sinqeriteti është modesti.
Dua jetën time ta mbush me ngjyra plotë, jo vetem bardh e zi, dua të jem vetvetja në një mënyrë që nëse dikush nesër përpiqet të më bëjë të ndjehem ndryshe me krenari do i thoja, jam kjo e njëjta!

Dua në çdo hap të jetës të veproj me këto rregulla, dhe çdo herë që ti zbatoj ta ndjej veten të suksesshme, sepse suksses është të bësh atë që ti do, ti e ndjen e jo atë që ta imponojnë, mbase është jeta ime dhe të drejtë mbi mënyrën e të jetuarit e saj kam vetëm unë!

Lajme të ngjashme

Back to top button