Rama takon Vuçiç: Shqipëria dhe Serbia të shohin përpara

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, me të cilin u shpreh se Shqipëria dhe Serbia duhet të shohin përpara.

Ndër të tjera Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europes në tërësi.

“Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara, duke bërë sëbashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas Luftës së Dytë Botërore për Europën. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevoje për Ballkanin”,- tha Rama.

Dy Kryeministrat, në bisedën e tyre përqendruan në projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Projektet më konkrete për të cilat dy Kryeministrat dhanë mbështetjen e tyre të plotë ishin autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, hekurudha që do të lidhë Beogradin me Budapestin dhe autostrada Adriatiko-Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug të vendit tonë.

Kryeministri Vuçiç shprehu mbështetjen e qeverisë serbe për projektet në fjalë dhe theksoi se “Bashkimi Europian duhet të kuptoje dhe mbështesë vendet e Ballkanit perëndimor pasi mbështetja e projekteve në fjalë do të nxisin ekonominë e të dy vendeve”.

Kryeministri serb konfirmoi vizitën e tij në Shqipëri në fund të muajit maj ku do të marrë pjesë në konferencën e SECP që do të zhvillohet në Tiranë./Noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button