BE shumë e shqetësuar për Maqedoninë, kërkohen hetime për “bombat”

Këshilli i ministrave të punëve të jashtme në BE ka miratuar konkluzionet ku shprehet shqetësimi i thellë për situatën e përkeqësuar në Maqedoni, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore të njeriut dhe lirinë e mediave, të cilat janë vlerat thelbësore në BE-së dhe politikanë e saj të zgjerimit.

Në interes të qytetarëve, të demokracisë, të sundimit të ligjit dhe stabilitetit politik, Këshilli urgjentisht i fton liderët politik që të përgjigjen për problemin.

Ministrat sot deklaruan se të gjitha palët duhet të marrin përgjegjësinë dhe të ndërmarrin masa për një zgjidhje të qëndrueshme, të angazhohen ën mënyrë konstruktive në dialogun politik dhe ta kthejnë besimin në institucionet nëpërmjet masave të duhura politike.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button