Mot me diell dhe me vranësira mesatare

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë ditës do të fryejë erë mesatare në momente erë e përforcuar veriore, e cila vende­vende do të arrijë shpejtësi edhe deri në 100 kilometra në orë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në gjashtë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 18 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare.

Do të fryejë erë mesatare, në momente erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në katër gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 15 gradë Ceslius.

Lajme të ngjashme

Back to top button