Studimet thonë që tani mosha e mesme është…

Je pranë të 50-ave dhe trembesh? Mo ski frikë. Një studim I ri thotë që 60, jo 50 është mosha e re e mesme. Kërkimet e Institutit Ndërkombëtar për Sistemet e Aplikuara të Analizave dhe Stony Brook University thonë që deri tani ka pasur një mendim shumë të gabuar për moshën e madhe.

“Mosha mund të matet si koha e jetuar tashmë, ose duke marrë parasysh kohën e ngelur për të jetuar”, ka thënë gjatë deklaratës së tij udhëheqësi I studimit të IIASA-s Sergei Scherbov. Dikush që është 60 vjeç sot, do thosha që është në moshë të mesme. Dyqind vjet më parë, një 60 vjeçar do ishte shumë i moshuar.”

Studiuesit përdorën projektime të popullsisë së Evropës deri në vitin 2050 për të parë si rritja e jetëgjatësisë ndryshon përkufizimin “i moshuar”. Ata përdorën kuota të ndryshme rritjeje, nga mosndryshimi te rritja me 1.4 vite për një dhjetëvjeçar, për të vlerësuar përqindjen e popullsisë që do quhej e vjetër. Ata panë përkufizimin konvencional, që i konsideron njerëzit mbi 65 vjeç të vjetër dhe masën e re, që e shtyn pragun e moshës së vjetër bashkë me indenë e jetëgjatësisë.

Përfundimet, e publikura në revistën PLOS ONE, thonë që duke qenë që ideja për jetëgjatësinë rritej me vleësimin e ri të moshës që mendohet e vjetër, përqindja e të moshuarëve në popullsi rritet vazhdimisht. Studiuesit thonë që ne duhet ta ndryshojmë kufirin pas të cilit I quajmë njerëzit të moshuar, përndryshe përqindja e tyre do të rritet ashtu si rritet jetëgjatësia.

“Ajo që e mendojmë si moshë e madhe, ka ndryshuar me kohën dhe do ndryshojë në të ardhmen duke qenë që njerëzit jetojnë më gjatë”, ka thënë Scherbov.

Një sondazh i 2014-ës nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, zbuloi që 2012-ën, jetëgjatësia në SHBA arriti rekordin e saj me 78.8 vjeç. Jetëgjatësia ishte më e lartë për gratë sesa burrat./ RevistaClass

Lajme të ngjashme

Back to top button