Mourinho: Hazard është mes tre më të mirëve në botë

Eden Hazard po rezulton gjithnjë e më shumë deçiziv për Chelsean. Belgu ishte ai që i dhuroi fitoren londinezëve në sfidën ndaj Manchester United duke i vendosur një hipotekë serioze titullit kampion, dhe nuk kishte se si trajneri i tij Jose Mourinho ti kursente lëvdatat për numrin 10. Portugezi e cilësoi Hazard si një ndër tre lojtarët më të mirë në botë.

“ Eden e di që është një nga tre lojtarët më të mirë në botë. Kam besim se nëse njerëzit do të tregohen të drejtë, ai do ta fitojë çmimin Futbollisti i Vitit .Kam drejtuar shumë yje të futbollit, por Hazard është mjaft i përulur, një djalosh vërtet i mrekullueshëm. Hazard e ka të qartë se sa i rëndësishëm është për skuadrën “

Chelsea aktulaisht udhëheq premier leaguen me 10 pikë më shumë se Arsenali, ndërsa e ka fituar një trofe tashmë, atë të Kupës së Ligës.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button