​15 vjet me Rusinë e Re të Putinit

Në Rusi pritet të publikohet një film-dokumentar dedikuar Vladimir Putinit dhe 15 vjetëve të tij të pushtetit në Rusi. Dokumentari do të japë detaje “se si mund të zhvillohet një vend për t’u radhitur ndër 5 fuqitë botërore”.

Ky dokumentar bën fjalë për historinë e rilindjes së Rusisë gjatë qeverisjes së Putinit. Ai synon të mbulojë dhe transformojë shumë ngjarje tragjike të historisë moderne ruse, që nga konflikti i Çeçenisë, deri te aneksimi i Krimesë.

“Ishte e dukshme se duhet të mbanim përgjegjësi të mëdha”, thotë Putin në dokumentar, duke theksuar se ai mori vendimin e “madh për t’u futur në politikë që të shpëtonte Rusinë”.

Putini erdhi në pushtet “kur bota kishte dalë në përfundimin se Rusia do të pushonte së ekzistuari në atë që është sot”.

“Ne të gjithë kemi patur iluzione”, thotë Putini në dokumentar, duke kujtuar se ideologjitë e mbajtën Bashkimin Sovjetik të ndarë nga Perëndimi dhe se bota e qytetëruar nuk e mirëpriti asnjëherë Rusinë, madje u përpoq që edhe t’i hiqte asaj shumë vende që i përkisnin BS’së.

Lajme të ngjashme

Back to top button