Fier, 26-vjeçari i këput veshin bashkëfshatarit me dhëmbë

Një 26-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është përshirë në një sherr të dhunshëm të ndodhur ditën e djeshme.

I arrestuari është M.T, i cili raportohet se i ka këputur veshin bashkëfshatarit pas një zënke të dhunshme, transmeton Albeu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bashkim të Fierit.

Në këtë ngjarje është përfshirë edhe një 16-vjeçar, i cili do të procedohet penalisht, pasi ka goditur me thikë një 52-vjeçar, edhe ky i përfshirë në këtë sherr.

Personi që ka humbur veshin ndodhet në spital dhe në gjendje jo të mirë, por jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button