23 vjeçari nga Tetova synon top 5 të Bodybuilding-ut në Maqedoni  (FOTO)

Enes Hamiti për çdo ditë e realizon ëndrrën e vetë dhe sot e dy vite ka vetëm një qëllim, të jetë atleti më i mirë në Maqedoni. Ai nuk e ka të lehtë pasi para vetes e ka një sfidë të madhe dhe të rëndë që asnjë shqiptar deri tani nuk e ka provuar.

1
Më 25 Prill në Shkup, Federata për Bodybuilding në Maqedoni e organizon turneun e radhës për këtë vit ku do të merr pjesë edhe Enes Hamiti nga Tetova, 23 vjeçari që synon të jetë në top 5-shin e parë në këtë garë. 2 3
“Ëndrra ime është të jem në top 5-shin e më të mirëve pasi kam punuar shumë për këtë ditë, të jem në skenë me konkurrentët tjerë. Për dy vite shumë kam duruar dhe punuar për këtë ditë, ndërsa disiplina ka qenë bashkudhëtar me mua deri te suksesi. Fitoren do të ja kushtoj dikujt që nuk është në mesin tonë. Shpresoj se aktiviteti im do të inspiroj dhe motivojë shumë të rinj që të merren me sport dhe aktivitete sportive që të kenë një trup të shëndetshëm” shprehet Enesi që bëhet gati për sfidën e 25 Prillit.  6

Lajme të ngjashme

Back to top button