Daçiq: Thaçi mund të vijë në Beograd vetëm me ftesë të shtetit serb

Polemikat midis dy shteteve për vizitën e Thaçit në Beograd po vazhdojnë. Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se nëse shteti serb e lejon Thaçin të shkojë në Serbi si ministër i punëve të jashtme të Kosovës, atëherë do të shkeleshin politikat serbe ndaj Kosovës.

Dacic ka kujtuar vizitën e ish-ministrit të punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, për të cilin ka thënë që atë vizitë e kishte bërë me ftesë të shtetit serb, ndërkaq Thaçi nuk ka ftesë nga shteti serb dhe si i tillë nuk mund ta realizojë vizitën e paraparë.

Thaçi është ftuar për të marrë pjesë në samitin Western Balkans, me temë “integrimet evropiane”, samit ky i cili do të mbahet nga 23 deri më 25 prill, në Beograd.

Përkundër deklaratave të drejtuesve të shtetit serb që Thaçi nuk do të lejohet ta realizojë këtë vizitë, ky i fundit ka thënë se do të marrë pjesë në samitin ku është ftuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button