Klopp gati për te Arsenali

Gazeta e famshme gjermane, “Kicker” shkruan se Arsenali është skuadra më e interesuar për shërbimet e Jurgen Klopp. Krerët e skuadrës së Arsenalit thuhet se kanë nisur bisedimet me Wenger të cilin do të tentojnë ta bindin për të dhënë dorëheqje nga Arsenali në fund të edicionit, për ti lënë vendin Jurgen Kloppit.

Dështimi për të sjellur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe rikthimin e Premierligës ka bërë që pronarët e Arsenalit të mërziten nga dështimet e ëenger. Klopp është mjaft i pëlqyer nga pronarët e skuadrës të cilët po tentojnë marrëveshjen që tani me të.

Madje pronarët e Arsenalit janë të gatshëm ti ofrojnë kontratë rekorde, 6 vjeçare Kloppit për të nisur projektin e tij te Arsenal. Klopp shihet si një trajner që Arsenalin mund ta bënte kandidat serioz për triumfin e Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button