Benzema dridh Real Madridin

Real Madridi ka marrë edhe një lajm të keq. Pas Luca Modricit, për të cilin ky sezon ka përfunduar, edhe Karim Benzema nuk po ndihet mirë.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, reprezentuesi francez është në dyshim për ndeshjen e së mërkurën ndaj Atletico Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkaku i problemeve me gjurin e djathtë.

Sipas kësaj gazete, vetëm ndonjë mrekulli nga stafi mjekësor i Realit mund ta përgatitë reprezentuesin e Francës për takimin e së mërkurës mbrëma.

Lajme të ngjashme

Back to top button