Bundesliga, Behrami fundos Hamburgun

Një 11-metërsh i shkaktuar nga Valon Behrami i kushtoi jo pak Hamburgut, që u mund 1-0 përballë Werder Bremenit në një ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Mesfushori nga Mitrovica shkaktoi faull brenda në zonë në minutën e 82-të me gjyqtarin që akordoi penallti, ndërkohë që reagimi i Behramit solli më pas dhe kartonin e kuq. Nga pika e bardhë Di Santo nuk gaboi duke i dhënë fitoren Werder Bremenit.

Falë këtij suksesi Werder ju afrua zonës europianë duke qenë tashmë 4 pikë larg vendit të 6-të ku pozicionohet Augsburg ndërkohë për Hamburgun ishte humbja e pestë radhazi, që e lë sërish në vendin e fundit.

Pesë java para përfundimit skuadra e vetme që kurrë nuk është rrëzuar në Bundesligën e dytë gjendet tashmë 2 pikë larg zonës së play-off që mbahet nga Paderborn e 4 pikë me Hannoverin e vendit të 15-të dhe javën e ardhshme do të përballen me Augsburgun./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button