Perspektiva zhvillimore e Maqedonisë sipas programit ekonomik të PPD-së

Që nga pavarësia e saj Republika e  Maqedonisë është udhëhequr nga shumë qeveri të quajtura si  teknike ,eksperte dhe politike, e deri në ditën e sotme ky shtet nuk ariti ta shohe dritën e zhvillimit.

Kronologjikisht hartimet e programeve ekonomike nga qeveritë të cilat janë ndruar vazhdimisht kanë lënë gjurmë negative në përparimin ekonomik të shtetit, sepse janë motivuar nga një ideologji e jozhvillimore nga frika të mos e humbin ate që ua dhuruan,duke injoruar se edhe tjerët kontribuan në të kaluarën të cilën e fituan bashkë dhe mendja u ka pjellë degres në filosofinë e të menduarit real. Divergjencat në mes filozofisë racionale dhe iracionale të zhvillimit, janë komponuar nga fobia utopike nga një pjesë e shtetasëve të vet,  shtetasë të cilët e përbëjnë numrin e konsiderueshëm të demografisë dhe gjeografisë shtetërore; realishtë  këta qytetarë paraqesin forcë ekonomike. Qeveria ka insistuar që me çdo kusht ti injoroje shqiptarët duke i anashkaluar në pjesmarjen e ngritjes së shtetit nga aspekti ekonomik. Kështu që shteti nga funksionaliteti ka marrë formën e një trungu të cunguar pa një gjymtyr dhe një sakatim i tillë ka penguar zhvillimin.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë si duket akoma nuk e ka kuptuar se duhet të formatohet dhe të rifreskohet,dhe se ajo nuk e ka dijeninë se jeta nuk zgjatet nga kreditë dhe huamarrjet nga të katër anët.Kapricet e shkatrojnë qenien, si duket kryeministri e ka vërejtur se thesi është i grisur në katër anët dhe s’ ka përmisim ; e ka kuptuar se një ditë kjo do të dështojë se deri sa të shkoje, sepse nuk ngriti temele të thella por vetëm sipërfaqsore.Me programe ditore nuk mundet të sëndërtohet ardhmëri afatgjate, nuk shpëtohet duke kërkuar investime të huaja nga jashtë. Përvojat botërore ndaj investitorëve të jashtëm në pasqyrën zhvillimore në fushat e diagrameve vizatohen me vija amplitudike dhe me drejtëza të ndërprera.Kur në ekonominë nacionale dominon kapitali i huaj, shfaqen humnera finansiare dhe padrejtësi fiskale ndaj ekonomisë vendore nacionale.Mjetet finansiare hyjnë në të bardhë kurse dalin në të zezë, gjegjësisht hynë të zeza ndërsa dalin të bardhe nga vendi. Nuk ka një segment institucional i cili funksionon parimisht nga ligjet kushtetuese. Në shtet janë instaluar funksionarë familijarë dhe partiak të cilët kushtimisht janë kuadro të paverifikuara dhe pa profesionalizëm për ta mbajtur vitalitetin e zhvillimit të shtetit, këto kuadro nga mos aftësia profesionale  e ndryshkin funksionalitetin e organeve institucionale  për ti plotsuar nevojat e qytetarëve në mënyrë të barabartë të theksueshme janë epërsitë nga shumica e njërit etnitet shumicë. Në opinion hetohet nga ana e qytetarëve në mënyrë të zbardhur  publikisht shohin si kënaqen nevojat e pjestarëve partiak dhe dëshirat e pa logjikshme të kreut partiak. I zymtojnë qytetarët duke e humbur qytetari besimin në shtet, për punësim megjithëse janë të diplomuar, pasi publikisht hetohet inkuadrimi i pjestarëve të caktuar nga komitetet partiake apo pjesëtar të familjarëve të funksionerëve, dhe qytetarët fillojnë të mendojnë për braktisjen e shtetit sepse nuk e gjejnë vehten në këtë mes, kur injorohen nga vet institucionet e shtetit  për të cilët ata kanë votuar. Partitë në pushtet si duket gradualisht kanë filluar ta privatizojnë shtetin duke e pronësuar mbi vehten si një mbretëri nga kartoni me jetëzgjatje deri sa të fryje era dhe sa ta lagin pikat e shiut.

Mbretërit e vegjël të vetë shpallur, haruan se në Europë që  moti janë ç’thurrur mbretërit ,dhe se mbretërit nuk udhëheqin me shtetin, janë të nderuar si vlera kombtare.

Qeveria nuk i hulumton resurset ekzistuese të vendit si  dhe kapacitetetet kadrovike të popullatës. Me qëllim që të hartoje programe zhvillimore ekonomike duke i harmonizuar potencialet reale me të cilat posedon shteti Qeveria është akoma e ngatruar në rrjetën e marimangave nacionaliste duke i përshtatun projektet zhvillimore në regjionet të ashtuquajtura vise të pastra etnike. Prandaj defektet në ekonomi vazhdimisht manifestojnë rezultate negative që nuk i toleron ekonomia me dëshirë dhe hatër, sepse  edhe ekonomia udhëhiqet me ligjet natyrore. Kjo qeveri në krye me premierin e paaftë dhe me ministra të paaftë dhe jo profesionalë  pa dijeni globale dhe me shkollim të dyshimtë dhe të papërgjegjshëm ndaj mandatit të marrur nga populli e ka humbur legjitimitetin sepse u dëshmua kryesisht harxhuese e buxhetit dhe jo pasuruese e buxhetit,dita ditës i ngarkon qytetarët me kredi, duke i investuar mjetet qarkulluese  në kapital të vdekur, prandaj  nuk ka reprodukim të bruto produktit shoqërordhe kjo manifestohet në   rënjen e vazhdueshme të standardit jetësor.

Akoma ka shpresë për tu zhvilluar ekonomia e RM. dhe të ngritet standardi jetësor i popullatës por duhet analiza shkencore profesionale dhe vullnet pozitiv.

Perspektiva zhvillimore për gjithë  shtetin është e hartuar në programin ekonomik të Partisë Për Prosperitet Demokratik ky program i PPD-së dallon shumë nga të gjitha programet e deri tashmë të Partive Politike sepse është i sigurtë dhe praktik,dhe kryesisht përplotë me sinqeritet ndaj popullatës.Nuk është i hartuar rastësisht por është i hartuar me konsultime dhe përvoja praktike nga ekspertët botëror të makroekonomisë të cilët disa vite veprojnë si ekip dhe kanë zbërthyer shumë ekonomi botërore të cilat ekonomi janë fuqimisht të zhvilluara. Ata shtete kanë ngjashmëri me resurset kadrovike dhe sistemin shkollor në ngritjen profesionale të popullatës,si dhe me potencialet natyrore të RM.Qytetarëve do tu elaborohet detalisht për së afërmi  programi shpresëdhënës për një jetë të lumtur dhe financiarisht të pasur.

Programi parashesh uljen e papunësisë në RM dhe njeriu të mund të bëhet dhe të ndihet i lumtur. Qytetarët  duhet të zgjedhin parti politike të cilat kanë hartuar programe zhvillimore të nxjerrura nga dëshira e popullit, prandaj populli nuk duhet të gaboje kur do të vije dita e votimit dhe  zgjedhjen ta bëjnë me mençuri e jo me eufori momentale sepse koha dëshmon se si është udhëhequr populli deri sot dhe mos të përsëriten gabimet.

Poashtu edhe partitë politike duhet të bashkohen për interesin e popullit të vet, është koha e fundit të vetëdijësohemi dhe të punojmë për interesin e popullit sa vite kaluan përparim nuk ka diçka duhet të ndryshohet sepse  me bashkëpunim  suksesi nuk dotë mungoje.Prandaj të fillojmë të shkruajmë një fletë të re, si dëshmi faqebardhësie për brezat e ri.

PPD-ja i fton gjitha subjektet  për bashkpunim me qëllim të sinqertë për të mirën e të gjithve.

Autori është kryetar i PPD-së  Nexhat Bexheti

Lajme të ngjashme

Back to top button