Regjimi sirian bombardon një spital në Idlib

Forcat ajrore të regjimit sirian të Bashar al Asad kanë sulmuar me bombë “vakumi” një spital në qytetin e Idlibit.

Sipas të dhënave nga agjencia Anadolu, një avjon i forcave të regjimit ka hedhur një bombë “vakum” mbi spitalin “Ihasan” i cili ndodhet në një qytezë pranë Idlibit.

Autoritetet thanë se së paku dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që ndërtesa e spitalit është dëmtuar plotësisht.

Sulmi ndaj spitaleve paraqet krim lufte, të dënuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, por megjithë krimet që kryeh çdo ditë nga Bashar Al Assad, autoritetet ndërkombëtare ende nuk kanë vënë llogari mbi asnjë pjestarë të regjimit, i cili është shkaktar i vrases së mbi 200.000 personave. /Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button