Willson nikoqire e garave rajonale per kendim koral dhe orkester

Shkolla Woodrow Wilson për herë të dytë ishte nikoqire e garave rajonale për këndim koral dhe orkestër. Pjesëmarrës në këtë garë ishin nxënës nga shumë shkollatë rajonit të Pollogut. Kori i shkollës Wilson para performancës në shenjë solidarizimi me viktimat në Kenya qëndroi shtrirë për një minute ne skenë. Wilsonasja Donika Kamberi kishte pregatitur një fjalim me të cilin nxënësit u bashkangjitën me kampanjen #notjustanumber.

Evenimentin e hapi kori i shkollës Wilson duke pasuar me koret tjera pjesmarrëse si dhe orkestra, solist vokal dhe instrumental. Edhe kësaj radhe profesoresha Besarta Murtezani me korin e shkollës Wilson, fitoi vendin e parë dhe njëkohësisht shkolla Wilson ishte shkolla e vetme që fitoi pikët maksimale.

Vokalistët e Shkollës Wilson u pregatitën nga profesoresha Anila Xheladini. Vend të parë për vokal më të mire mori nxënësja e shkollës Wilson Fjolla Ibraimi e cila mahniti anëtarët e komisionit dhe publikun me performancën e saj duke fituar 100 pikë, gjithashtu vend të parë morën edhe nxenësit: Arsa Ismaili- 100 pikë – vokal,  Era Tateshi – 100 pikë flaut, Arta Kurti dhe Alisa Begzati, nxënëse të shkollës Wilson. Evenimenti u mbyll nga nxënësi i Shkollës Wilson, Blenar Baftjari i cili luajti me mjeshtëri në piano duke fascinuar anëtarët e juries profesionale me talentin e tij, të cilët unanimisht i ndanë 100 pikë.

Willson nikoqire e garave rajonale per kendim koral dhe orkester

Vende të para dhe të dyta për formacion koral, instrumental dhe solist shkuan dhe për shkollat tjera pjesëmarrëse. Vlerësimin e performancave e bënë një ekip profesionistësh.

Kryetar komisioni ishte profesor Adem Ymer, nënkryetar Mr. Florim Zulfiu dhe këshilltarja në B.ZH.A, Prof. Dr. Ankica Vitanova.

Lajme të ngjashme

Back to top button