Ahmeti: Ne jemi trashëgimtarë të UÇK-së

Gjatë mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të BDI-së, në degën e Strugës, kryetari Ali Ahmeti ka theksuar se  BDI si lëvizje është ngrit nga kontributi dhe sakrifica e brezave të tërë, dhe se BDI është trashëgimtare e UÇK-së.

“BDI ka ndërtuar vlera si organizatë, si front për t’u përballë edhe me vështirësitë që na vijnë nga jashtë por edhe me pakënaqësi që mund të vijnë nga brenda. Jemi përpjekur të respektojmë aktet e BDI-së. Por mbi të gjitha për ne janë vullneti i bazës dhe vota e fshehtë. Këto janë postulate. Mos e rrej mendjen dikush se BDI është organizatë e ngritur për një përdorim. BDI si lëvizje është ngrit nga kontributi dhe sakrifica e brezave të tërë. UÇK ka lindur si rezultat i padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve historikisht. Ne jemi trashëgimtarë të UÇK-së. Jemi përpjekur që shqiptarët të mos i dëshpërojmë. Këtë e dëshmojnë edhe materialet e përgjimeve ku ne kemi qenë të përgjuar dhe asgjë nuk mund të ketë për t’u dëshpëruar. Ne në punën tonë çdo dite përkujtojmë sakrificën dhe mundin e gjeneratave të tëra dhe të dëshmorëve të kombit”, ka thënë Ali Ahmeti në Strugë.

Ahmeti po ashtu shtoi se fjala e lirë në BDI nuk është ndaluar asnjëherë dhe fjala e lirë duhet të thuhet edhe në këtë Kuvend,

“Oponentët politik kot e kanë, sepse ne nuk kemi hy në politikë për interesa personale por të realizojmë amanetin e dëshmorëve. Unë nuk them gjithçka kemi realizuar dhe nuk kemi dobësi, por duhet bashkë të punojmë për eliminim e tyre dhe jo duke u fshehur nëpër bira. Fjala e lirë në BDI nuk është ndaluar asnjëherë dhe fjala e lirë duhet të thuhet edhe në këtë Kuvend. Këtij Kuvendi i dëshirojë shumë sukses dhe organeve te dala nga ky kuvend u dëshirojë shume sukses, sepse sytë e shqiptarëve janë të orientuar nga Struga”, tha më tej Ahmeti

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Trego se cilin amanet e plotesove??????
    Tu je nje renavec qe i zen bese rrenès se vete!

  2. Pajtohem pjesërisht me ish Komandantin dhe Kryetarin aktual të BDIsë ku thot se jemi trashigimtarë të UÇKsë është shumë e vërtetë , por ama nuk mund të ju falë un personalisht dhe shum shokë të mi që na shfrutëzuat mundin tonë dhe emëruat njerëz të papargjegjshëm nëpër pozita dhe nuk kërkuat llogari nga ata për punët e tyre ju ke lënë komoditet vetëm të bejnë lekë pēr vete dhe i keni amnestuar pa dhënë llogari . e zoteri A.Ahmeti shteti bohet me burra të ndërgjegjeshëm e jo me hajdutë krimenlë ,.. ju përshëndes Kumanova që na lat ne mëshitë të fatit ku qdo ditë edhe më shumë dëshpërohen qytetarët dhe rinia e kësaj ane ..

  3. Ali me rrena boll banu burre si ja mane nga burrnija po ti nuk je nje zero,nje hic.Ti ende kerkon djem te sakrifices per cka per vete dhe musen e mihajkovit.Ne shqiptare udbash kemi pase ska qene nevoja per import nga bardovca e zvicres.Neve na duhen trima dhe njerze intelektualejo coban.Ju ne vendet kyce keni cua analfabet te me falin nje pjese ,por meqense njesoj punojn veshtir te vecojsh ndonje.Ali shko puna jote u pa,lufte nuk bahet per qef tanin,dhe ase per te dreja qe kurre si pame qe sa vite.Kto pune ti ske intelekt me ikry lesho rinin mos i mbaj peng me nje vend pune qe as ato vete se dine se ku jane te punsuar

  4. Une jam nje njeri i thjesht qe nuk i perkas politikes,por diqka sa kam muajt une te kuptoj ne ket maqedoni dymiljonshe qe ska akoma identitet te caktuar dikush po i quajn sllavo maqedon dikush bullgar e dikush melezar ,sido qe ti quajn po na sellin torrle po luajn si maca me miun me politikanet shqiptar .Kta far politikan mjeran sidomos qe nga 2001 -shi qe u futen ne politik pa kurfar eksperiense shkonin nga pika ne glac, se di kta a shiqohen ne pasqyr kur zgjohen ne mengjes akan ndonjeher takim ne parti perti diskutuar qeshtjet e perti debatuar apo per tu konsulltuar se sjan ka shkojn punet kurqysh ta vazhdojn pjesmarrjen ne kualicion apo jo , apo po i thojn vetes allah zgjate sate shkoje lete shkoje deti kos u baft pun emadhe per popullin .Kta te mjer duhet te largohen nga qeveria perndryshe mbajn pergjegjsi historike……?.

Back to top button