Prindërit refuzojnë, kompetentët apelojnë të vaksinojnë fëmijët

Prindërit janë të brengosur pas rastit të vdekjes së dy foshnjave dhe nuk po dërgojnë fëmijët për të vaksinuar kurse kompetentët thonë se vaksinat janë të sigurta.

Siç theksoi dr. Jovanka Kostovska nga Ministria e Shëndetësisë, prej rreth 350.000 vaksinime në vit, maksimumi 40.000 janë me reagime  të padëshirueshme dhe kjo shumë të vogla.

“Në Maqedoni aspak nuk ka pasur, raste vdekjeje nga vaksinat. Vaksinat janë të sigurta, ndërsa reagimet që shkaktojnë, si çdo medikament tjetër, dihen dhe janë të lehta, temperaturë e lartë, dhimbje dhe ënjtje në vendin e aplikimit, shqetësime, të qara…. Nuk kemi pasur asnjë reagim tjetër më të madh”, theksoi Kostovska.

Sipas saj, përqindja e imunizimit në Maqedoni është ulur për rreth një deri në dy për qind, por megjithatë, përfshirja mesatare ende është rreth 95 për qind.

“Nëse ky lloj trendi vazhdon, mundet që të ketë një grup kritik të fëmijëve të pavaksinuar dhe  paraqitjen e sërishme të epidemive”, tha mjekja, duke nënvizuar se një pjesë e qytetarëve i vaksinojnë fëmijët e tyre  në vendet fqinje  që nuk është ajo që duhet, ndërsa një pjesë tjetër nuk i vaksinojnë fare.

Vaksinimi, theksoi Kostovska, është masë parandaluese që përdoret në shkallë botërore. Agjenci të veçanta dhe organizata botërore i ndjekin sigurinë e vaksinave dhe reagimet e padëshiruar prej tyre.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ajo theksoi se nuk do të hiqet asnjë prej vaksinave ekzistuese. Vaksina polivalente do të ketë në shtator, ndërsa do të futen edhe vaksina të reja kundër penumokokut dhe rota virusit.

Lajme të ngjashme

Back to top button