Policia ndalon personin e kërkuar për prodhim dhe shitje narkotikësh

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Muharrem Zalla, banues në Krujë.

Ky shtetas është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Policia ka njoftuar se në pranga është vënë edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje. Bëhet fjalë për shtetasin Lekë Faslia, i cili u ndalua gjatë kontrollit të dokumentacionit në Rinas.

Lajme të ngjashme

Back to top button