Mancini: Ndaj Milanit një derbi i varfër, mund të ringrihemi

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka deklaruar se ndeshja e së dielës në “San Siro” ndaj Milanit është një derbi i varfër. Sipas teknikut italian ky derbi mund ti shërbejë  skuadrës së tij për t’u ringritur pas rezultateve të dobëta në javët e fundit.

“Ky derbi do të jetë më i varfër krahasuar me ndeshjet e mëparshme, sepse të dyja skuadrat po kalojnë momente të këqija, megjithatë mbetet një ndeshje e rëndësishme. Për ne mund të jetë një bazë për t’u ringritur nga ky pozicion ku jemi dhe një mundësi për të krijuar një vazhdimësi të rezultateve”, tha Mancini, transmeton Portalb.

Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet një temë e nxehtë në kampin ziklatër, por tekniku italian thotë se mesfushori shqiptar ka dhënë mjaftë për skuadrën.

“Nga Shaqiri prisja pikërisht atë që ka dhënë deri më tani. Është mëse normale që lojtarët që kanë ardhur në janar të kenë një rënie të rendimentit. Lojtarët në përgjithësi hasin vështirësi, përjashto ndonjë futbollist të klasit më të lartë”.

Në pyjetjen e gazetarëve se për cilën skuadër është me delikat ky derbi, Mancini tha se situata është e ngjajshme për të dyja skuadrat.

“Ne luajmë në shtëpi, prandaj do të thosha se është më delikat për ne. Por mendoj se në të dy klubet situata është e ngjashme. Shpresoja që në këtë fazë të sezonit Interi të ishte në një pozicion shumë më të mirë në renditje, madje edhe në garë për titullin”- ishin fjalët e 55 vjeçarit në konfernecën e sotme për shtypë.

Sipas teknikut zikaltër edhe nëse Interi fiton këtë ndeshje objektivi Europa League më nuk nuk varet nga zikaltërit por nga rezultatet e skuadrave që janë në pozicion më të mirë në tabelë.

/Zekirja Mexhiti/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button