Salepi, pije e këndshme, por edhe e shëndetshme

Salepi është një pije e këndshme dhe e ngrohtë e cila përgatitet nga mielli i luleve të bukura orkide dhe është një pije tradicionale në Turqi, por përdoret edhe në disa vende evropiane.

Besohet se konsumimi i Salepit na ofron edhe shumë të mira shëndetësore: parandalon ftohjen, zbutë simptomat e bronkitit, përmirëson kollitjen, parandalon kapsllëkun, hemorroidet, rregullon ciklin menstrual, përmirëson energjinë ditore, lufton parazitët e zorrëve, e shumë të tjera.

Kombinohet mirë me kanellën duke u bërë një pije e këndshme. Salepi mund të na ndihmojë në humbjen e peshës, por duhet pasur kujdes me përmbajtjen e sheqerit.

Lajme të ngjashme

Back to top button