Duka: E vendosëm theksin te gjestet raciste

Shqipëria kërkon 3 pikëshin dhe këtë e bëri të qartë në seancën e dëgjimit në Lozanë. Pas mbërritjes në Tiranë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka preku një detaj interesant, duke theksuar se delegacioni shqiptar nuk u mbështet vetëm te dëshmitë apo pamjet filmike, por edhe tek sulmi me bazë raciste ndaj lojtarëve dhe përfaqësuesve të Kombëtares Shqiptare në Beograd.

Armand Duka: “Ndryshimi më i madh ishte ridenoncimi nga Federata Shqiptare për racizëm kundër Federatës Serbe. Në përshtypjen tonë është marrë në konsideratë dhe do të gjykohet edhe mbi të”.

Sipas kreut të FSHF-së, seanca maratonë në zyrat e CAS-it zgjati plot 14 orë dhe vendimi do të kërkojë disa kohë. Ai shtoi gjithashtu se nëse pika e prekur nga delegacioni shqiptar për racizmin do të merret parasysh, atëherë Serbia rrezikon shumë nga ky gjyq.
Armand Duka: “Realisht trupi gjykues nëse do të marrë parasysh akuzën e racizmit që është e argumentuar, dënimi për palën serbe mund të shkojë deri në përjashtim”.SuperSport

Lajme të ngjashme

Back to top button