Rama dhe Meta mbledhin kandidatët: Gati për një fitore shembullore

Kandidatët me të cilët e majta do të garojë në 21 Qershor, u mblodhën së bashku në të parin takim duke shënuar edhe nisjen e fushatës elektorale për koalicionin qeverisës.

Emrat për të cilët koalicioni në pushtet dhe partitë aleate jashtë tij do të kërkojnë votën në zgjedhjet vendore, janë ulur të gjithë në sallën e Akademisë së Arteve nga krerët e partive, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta, si dhe deputetëve të këtyre partive.

Takimi që zgjati rreth një orë dhe pa praninë e medias, është përqendruar në organizimin e zgjedhjeve dhe fushatën e kandidatëve, në katër fjalimet që u mbajtën nga Rama, Meta, Ruçi e Balla.

Mësohet se kreu i mazhorancës i ka cilësuar kandidatët e përzgjedhur si emra të spikatur dhe ka orientuar fillimin e bashkëpunimit me strukturat e të gjitha partive aleate, pa bërë dallimin se nga është propozuar kandidati.

“Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve, me njerëzit e për njerëzit ndaj politikës së sherreve e shpifjeve”, shkruan Rama më pas në një postim në “Twitter”.

Kandidatët do të kenë stafe të përbashkëta nga të gjitha partitë aleate dhe orientimi është zhvillimi i një fushate pozitiviste, siç pohoi më pas për mediat zv.kryeministri Niko Peleshi dhe nënkryetari i grupit socialist, Taulant Balla

Takimi i kandidatëve të së majtës vjen dy ditë pasi socialistët bënë publik kandidatin e tyre në Tiranë, Erion Veliajn./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button