Gruevski: Qetësohu Zaev, mos luaj me lojëra që mund të nxisin konflikt qytetar

Kryeministri Nikolla Gruevski në mitingun e organizuar të VMRO-së në Prilep ftoi liderin e opozitës Zoran Zaev që të qetësohet dhe të mos krijojë konflikt qytetar.

“Sa më shumë mendon që është i fortë, aq më shumë frikësohet. Kjo shihet në buzëqeshjen e tij të ngurtë dhe në fytyrën e zverdhur duke i ngjasuar limonit. Ai njeri është peng dhe një marionetë e zakonshme. Bashkëpunëtorët e tij tërë kohen treguan se këto materiale janë tani më një kohë të gjatë të përgatitura”, tha Gruevski.

Ai gjithashtu tha se Marjan Risteski, kryetari i Prilepit, ka propozuar numrin më të madh të projekteve nga të gjithë kryetarët e komunave në Maqedoni. Ai shtoi se nuk duhet të vjen deri aty që qytetarët të ndeshen mes tyre.

“Të mburrur në media e tyre publikojnë se çfarë ushtrie kanë. Zoti na ruajt, thotë që nëse duhet edhe gjak do të derdhet. Them vet me vete, qetësohu njeri, mos luaj me këto lojëra. As mos të shkojë mendja që të krijosh një konflikt qytetar”, tha Gruevski në fjalimin e tij në Prilep.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button