Plenumi i mësimdhënësve apelon që Ademi të bisedojë me nxënësit

Plenumi i arsimtarëve mbështet nxënësit të cilët bojkotojnë mësimit dhe apelon deri tek Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi që sa më shpejtë të fton nxënësit në bisedime.

“Forca jonë, ardhmëria jonë, pasuria jonë, fëmijët tanë janë lënë nën mëshirën e MASH-it. Fatkeqësisht Ju ministër që një muaj nuk mund të gjeni kohë nga agjenda juaj e ‘ngjeshur’ për të realizuar një bisedim me nxënësit dhe fëmijët tanë. Ardhmëria e meriton të jetë e dëgjuar . ne, mësimdhënësit e tyre i mbështesim kërkesat e tyre të cilat janë të argumentuara. Fëmijët janë të mençur dhe dinë të dallojnë se çka është e drejtë dhe e dëmshme për ardhmërinë e tyre. Ju vepruat drejtë me atë që pranuat kërkesat e studentëve dhe profesorëve. Tani keni mundësinë që ta bëni të njëjtën me nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre. Ky është momenti ku do të zgjidhni të jeni Hero ose shkatërruesi i arsimit në Maqedoni. Zgjedhjen do e bëni Ju”, thuhet në apelin e Plenumit të Mësimdhënësve drejtuar  ministrit Ademi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button