Kurti: Nuk jam antiamerikan

I quan shpifje akuzat se ai edhe “Vetëvendosje” janë kundër amerikanëve dhe Perëndimit. “Unë nuk jam servil ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë, e kjo nuk më bën të jem kundër tyre”, thotë ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurt në intervistën dhënë gazetës “Zeri”.

Madje, sqaron se nuk ka asnjë subjekt në Kosovë që e ka programin më të afërt me idenë dhe me politikat e Obamës sesa Lëvizja “Vetëvendosje”.

Nuk e pranon se flirton me rrymat radikale në Kosovë. Madje kritikon Qeverinë duke thënë se “është kjo Qeveri, që e ka bërë Kosovën tokë pjellore edhe për ekstremizëm, kurse tani prirja e saj është të bëjë paqe me Serbinë, e t’i shpallë luftë islamit”.

Për ekstremizmit fetar, thotë se nuk ka më shumë në Kosovë, se në Evropë, por, sipas tij, këtë fenomen Qeveria po e përdor për të mbuluar të zezat e veta. Ai foli edhe për qasjen e ndërkombëtarëve në raport me Serbinë. “Është e tmerrshme se si ndërkombëtarët po e përkëdhelin Serbinë, ndërsa për Kosovën me qasjen e tillë “hajt se durojnë këta’”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ndërsa në pyetjen se në opinion është krijuar përshtypja se ai është kundër amerikanëve, kundër perëndimorëve, Kurti tha se “Më shumë ka politikanë dhe analistë të regjimit që mendojnë ashtu sesa qytetarë të Kosovës…”

Lajme të ngjashme

Back to top button