Ministrat e jashtëm të BE-së me konkludime për Maqedoninë

Të martën, ministrat e jashtëm të vendeve- anëtare të BE-së do të miratojnë konkludim ku do të tregohet shqetësim serioz për gjendjen politike në Maqedoni, qëndron në propozim- konkludimet e Këshillit, mëson “Meta”.

Ministra gjithashtu do të kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë faktorët politike në vend ndërsa pritet të shprehin qëndrim se është e patjetërsueshme hetim për përmbajtjen e “bombave” të opozitës.

Këshilli i Ministrave të martën do të dërgoj porosi deri tek subjektet politike maqedonase se së shpejt do t’i kthehet kësaj teme, me pritje se gjendja politike do të përmirësohet.

Fakti që ministrat përgatitin konkludime për Maqedoninë kjo mund të konsiderohet për sinjal politik të shqetësimit nga BE.

Këshilli i prillit për punë të jashtme tradicionalisht do të mbahet në Luksemburg.

Lajme të ngjashme

Back to top button