Përfshihuni në fushatën e OSBE-së “Bashkëpunimi ka rëndësi!”

Në kuadër të  fushatës së re ndërvepruese të filluar sot, OSBE fton publikun të dërgojë foto, video dhe mesazhe të medias sociale, ku do të tregohet se si mund të punojmë së bashku për ta bërë sigurinë realitet dhe për të promovuar paqen përmes bashkëpunimit.

Fushata “Bashkëpunimi ka rëndësi” synon të tregojë se gjithësecili, si pjesë e bashkësisë globale, ka rolin e vet në përpjekjet për ta bërë botën një vend më të sigurt e më të qetë. Fushata është pjesë e një sërë veprimtarive me rastin e 40-vjetorit të nënshkrimit të Aktit Final të Helsikit, dokumenti më i rëndësishëm themelues që solli krijimin e OSBE-së dhe i cili udhëheq edhe sot qasjen e saj gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë.

Publiku mund të përfshihet duke përdorur fjalëthurjen (hashtag) #WeCooperate dhe #OSCE, si dhe duke dërguar postimet me “Twitter”, “Instagram” ose drejtpërdrejt në faqen e internetit të fushatës www.osce.org/wecooperate dhe/ose në faqen e OSBE-së në “Facebook”.

Postimet më të mira do të botohen në faqen e internetit dhe, çdo dy javë, do të shpërblehen me pajisje që pasqyrojnë fusha të ndryshme të sigurisë dhe bashkëpunimit. Çmimi për postimin më të mirë do të jetë vizita në një nga aktivitetet e OSBE-së. Detajet rreth fushatës, si dhe rregullat e pjesëmarrjes, gjenden në faqen e internetit: www.osce.org/wecooperate

Lajme të ngjashme

Back to top button