CAS shpall datën e vendimit për gjyqin Serbi-Shqipëri

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër përmes një komunikate ka treguar se kur do të vendoset për ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Pas seancave dëgjimore të të dyja palëve ankuese, CAS ka lëshuar një njoftim, i cili shkurtimisht përshkruan dëshmitë e të dyja palëve dhe tregon datën e vendimit.

“Vendimi final pritet të merret para ndeshjes së radhës së eliminatoreve për kampionatin evropian të vitit 2016 të Grupit I, që mbahet më 13 qershor të vitit 2015”, thuhet në njoftim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button