Qafë Thanë, fluks i lartë i hyrje-daljeve të turistëve të huaj

Bregdeti shqiptar këtë vit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuar për mijëra turistë të huaj.

Gjatë ditëve të fundit ,në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në Pogradec është vënë re një numër i madh turistësh nga Gjermani, Bullgaria, Zvicra apo Polonia, ndërsa nuk kanë munguar edhe shqiptarët e Maqedonisë të cilët zënë edhe numrin më të madh të turistëve, për shkak të afërsisë me kufirin, shkruan Balkanweb.

Sipas komandatit të kësaj pike kufitare Qamil Zhgaba gjate 24 orëve te fundit kjo pike doganore ka pasur ngarkese maksimale, ku kanë hyrë 7200 turistë të huaj me 2135 mjete ndërsa kanë dalë 5624 turistë me 1430 mjete. Por, pavarësisht kësaj nuk janë krijuar radhë apo probleme të tjera pasi pala shqiptare punon me 7 sportele ndërsa ajo maqedonase me 5 të tilla.

Sipas Zhgabës në pikën kufitare në Qafë-Thanë vetëm përgjatë dy muajve të fundit kanë hyre në territorin shqiptar rreth 114 mijë turistë të huaj ,e thënë ndryshe 21 % më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkaq , në pikën kufitare të Kapshticës në Korcë situata duket e qetë dhe pa probleme,ndërsa mësohet se në 24 orët e fundit kanë 2445 persona me 561 mjete dhe kanë hyrë 1452 persona me 332 mjete.

Sipas autoriteteve shqiptare fluksi pritet të jetë i lartë në fundjavë për shkak edhe të afrimit të datës 5 shtator,e cila konsiderohet si limiti i fundit për emigrantët të cilët kanë probleme me cështjen e toponimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button