Google po punon për të rritur kohëzgjatjen e baterisë

Një nga problemet kryesore që shqetësojnë pajisje të tilla si smartphone, tableta dhe smartwatch është pa dyshim jetgjatësia e baterisë, një faktor që gjithnjë ndikon në zgjedhjen e një pajisje nga një tjetër.

Në përpjekje për të zgjidhur këtë problem, sipas një raporti të fundit nga The Wall Street Journal, kompanitë e ndryshme që operojnë në këtë sektor (duke përfshirë Apple, Tesla Motors dhe IBM), do të shtohet gjithashtu edhe Google: në brendësi të Google X Lab, Dr. Ramesh Bhardwaj, një ekspert baterish i ardhur nga Apple, së bashku me një ekip prej katër ekspertësh, do të punojnë për tipologji të reja baterish të rikarikushme që duhet të rrisin në mënyrë të ndjeshme autonominë e pajisjeve që e përdorin atë.

Sipas thashethemeve, Bhardwaj, përveç kërkimeve për të përmirësuar bateritë aktuale me jone litiumi, po zhvillojnë teknologji të reja në mënyrë për ta bërë atë më të kapshme, dhe për këtë arsye më të përshtatshme për prodhimin në masë, bateri në gjendje të ngurtë.

Këto lloje baterish, ngarkojnë një elektrolit të ngurtë në vend të një të lëngshmi, me rezultat më të qëndrueshëm, por edhe më të sigurt dhe të besueshme se ato aktualisht në treg.

Për më tepër, përbërja e tij në shtresa të holla siguron madhësi të vogël, duke e bërë atë të përsosur për përdorim në pajisjet mobile të tilla si smartphone apo smartwatch.

Gjigandi i Mountain View nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë në lidhje me këtë thashethem por vërtetësia e saj është konfirmuar nga ekzistenca e rreth njëzet projekteve që do të merrnin shumë përfitime nga një përmirësim i till i baterisë, të tilla si Google Glass, Google Driving Car apo Project Loon, një projekt që ka për qëllim të sigurojë akses në internet në çdo cep të botës nëpërmjet përdorimit të balonave./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button