Struga mbledh karateistët me një vend

Nga dita e shtunë qyteti i poetëve, Struga do të jetë në qendër të vëmendjes sportive, kur nën organizimin e klubit të karatesë “Drini” do të zhvillohet turneu i 10-të ndërkombëtar “Struga Open 2013”. 

Në këtë aktivitet sportiv pritet të marrin pjesë një numër i madh sportistësh që do të vijnë nga klube nga  Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Zvicra dhe nga vendi ynë.

Trajneri i KK Drini, Alim Hajredini i cili është dhe organizator i këtij evenimenti është shprehur se gjithçka është gati që ky aktivitet të filloj, ku do të paraqiten garues nga të gjitha grupmoshat, në tre disiplina: në Kata individuale dhe ekipore si dhe në kumite individuale. Sipas Hajredinit deri më tani janë paraqit shumë garues që do të marrin pjesë në këtë aktivitet sportiv. 

“Për të gjithë fituesit do të ndajmë medalje dhe diploma, por për fituesit në kata ekipore shpërblehen edhe me kupë, gjithashtu në fund do të zgjidhen tre klubet më të suksesshëm të turneut të cilët gjithashtu do të shpërblehen me kupë”, ka thënë për “Portalb”, Hajredini, duke shtuar se janë të ftuar gjithashtu edhe Kryetarët e tre federatave të Karatesë  të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. 

Klubin e Karatesë “Drini” do ta përfaqësojnë garuesit më të mirë në krye me  ish-Kampionin egarave mesdhetar, Shaban Murtishi, pastaj Besa Lleshi, Ilira Xheladini, Xhevit Tairi, Zana Xheladini, Beqir Borova, Zamir Ramo, por edhe të rinjtë: Kastriot Malo, Sara, Muhamed  Sinani e tjerë. 
Turneu zhvillohet të shtunën në qendrën e re rekreative “Timi” duke filluar në ora 10:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button